Seanca e Kuvendit të Kosovës, me një rend dite 25 pikësh, është caktuar për të hënën, më 16 prill dhe duhet të fillojë në orën 10. Përveç tjerash, pritet të mbahen pesë interpelanca, katër me kryeministrin dhe një me ministrin e Shëndetësisë, ndërsa do të jenë katër debate parlamentare. Po ashtu në rend të ditës janë edhe një varg projektligjesh.

Rend i i ditës

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

12. Përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

14. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

15. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

16. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

17. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

18. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

19. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

20. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

21. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

22. Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror,

23. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Ganimete Musliu, Salih Salihu dhe Driton Çaushi, në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë,

24. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, e mbështetur edhe nga 11 deputetë nënshkrues, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, dhe

25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes, Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 5 deputetë nënshkrues, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.