Të gjitha vetitë shëruese të kamomilit

Kamomili është një çaj të cilin e përdorim gjithmonë kur kemi nevojë për qetësi dhe relaksim. Sidoqoftë, a e keni ditur se çfarë mund të shërojmë me kamomil? Ne do t’ju tregojmë.
Kamomili është një bimë me lule të butë e të bardhë e cila na qetëson, relakson, dhe e qetëson stomakun, por edhe shumë më tepër. Pasi ta lexoni këtë artikull, do të jeni të befasuar kur ta kuptoni se si mund të na ndihmojë kamomili.
Në vend të parë janë sigurisht problemet e stomakut të cilat kamomili i zgjidh brenda pak çastesh. Çaji i kamomilit përveç se e përmirëson tretjen, ndihmon edhe në eliminimin e të përzierave të mëngjesit në shtatzëni.
Fashat a kamomilit mund ta përshpejtojnë shërimin e plagës. Kamomili përdorej për ëtë qëllim qysh prej Greqisë antike, Romës dhe Egjiptit.
Meqë ka shumë veti antiinflamatore, kamomili gjithashtu mund t’i zbutë ënjtjet, deh pa frikë mund ta përdorni për zonat e ndjeshme rreth syve. Nëse keni konjuktiv, bëni një çaj më të butë të kamomilit, në të zhytni leckat e pambukut dhe vendosni në sy për disa minuta. Mos u frikësoni në qoftë se çaji ju hyn në sy, për më tepër, kjo është e këshillueshme.
Kamomili ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.
Nëse i ikni alkoolit mjekësor për t’ua pastruar fëmijëve plagët, bëjeni këtë me kamomil, sepse vetitë e tij antibakteriale janë shumë të forta dhe nuk djeg.
Nëse keni probleme me hemorroide, kamomili duhet të jetë diçka që e konsumoni rregullisht. Ai do t’ua stabilizojë ritmin e jashtëqitjes dhe në qoftë se i shpëlani vendet me dhimbje, kjo do ta zvogëlojë dhimbjen.
Kamomilin mund ta përdorni për dhimbjet e menstruacioneve, problemet e gjumit, në rastet e sëmundjeve të lëkurës (ekzema dhe psoriaza), dhe madje edhe si një preparat për shpëlarjen e mëngjesit.