Të enjten janë regjistruar më shumë se 176 mijë raste të reja me COVID-19 në mbarë botën, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.53 milionë, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të infektuarve në botë brenda 24 orëve, ishte regjistruar më 29 qershor kur në total ishin 189 mijë, transmeton Telegrafi.

Në kumtesën e OBSH-së precizohet që më 2 korrik në botë janë konfirmuar 176.102 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 10.533.779.

Gjithashtu thuhet se kanë humbur jetën 512.842 persona. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Amerikën Jugore dhe atë Veriore.

Gjatë ditës së djeshme atje janë regjistruar 99.202 raste të reja me COVID-19, kurse numri i atyre që kanë vdekur 3.022.

Në Evropë janë shënuar 198.405 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.747.810.

Vendi me më së shumti raste me COVID-19 vazhdon të jetë SHBA, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 2.616.949, e pasuar nga Brazili me 1.402.041, Rusia me 661.165 si dhe India me 604.641.