Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 1973 raste të reja të infeksionit nga virusi SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 19,275.

Siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, midis të prekurve, 2,060 pacientë janë në spital, nga të cilët 235 janë në aparate për frymëmarrje.

Për fat të keq, në 24 orët e fundit, dyzet e pesë njerëz kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, që nga 25 shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 105,691 njerëz janë infektuar me coronavirus të ri, nga të cilët 1,398 kanë vdekur dhe një total prej 85,018 janë shëruar, nga të cilat 2,638 në 24 orët e fundit.

Deri më tani, në këtë vend janë testuar një total prej 683,104 njerëz, nga të cilët 6,139 në 24 orët e fundit.