TË DESHTA ME – ATIKAT KOSOVË

Shkruan: Refiqe R . Hamiti

Shteti i Kosovës mund dhe duhet të bëjë më shumë për qytetarët e vetë.
Çështja për të gjithë ne është të përgjigjemi se sa Kosovare ,prej këtyre dhjetëra mijëra kosovarëve u janë mohuar të drejta elementare për të jetuar dhe për te pasur nje jete me te mire ,në shtetin e tyre, në Kosovë ?

Sonte rastësish e dëgjova një të moqem duke thënë këtë:
“Nuk mbahet shtëpia duke e gjuajtur të parin e saj me gur dhe duke ikur në kojshi. Ky fenomen është i njëjti edhe për një mëhallë, një katund, një komunë,dhe një shtet.
Edhe po ta kishte Kosova buxhetin e Gjermanisë nuk do mund të bënte zgjidhje të problemeve që ka Kosova ,për ,jo vetëm këta banorë që i ka Kosova asnjë ekspertet ndër më të mëdhenjtë që do të kishte Gjermania apo ajo botërorore nuk do te kishin mundësi t’ia dalin në krye për zgjedhjen e një katrahure që po na sillet vërdallë…
Këtë Qeveri të Kosovës dje dhe sot do e dëshiroja jashtë çdo institucioni të Kosovës. Kosova nuk është Isa edhe Hashimi por është krejt diçka tjetër. E uzurpuar nga 50 belaxhi. Eh…Për inati të këtyre dyve rrini në vendin tuaj mos ikni se nuk do e keni askund ma mirë.
Mua po më brengosin disa personalitete që ndoshta edhe kanë qenë figura shumë më me ndikim deri dje, e që sot po e favorizojnë këtë ikje.
Opozita njëjtë disi po krenohet me këto skena dhe po i nxitë të rinjtë edhe më shumë, ikni për inati të Isës.
Jo more jo Kosovën e ka çlirua dikush tjetër dhe dikush tjetër po e dirigjon.”

Lëvizja brenda kontinentit të Evropës për evropianët siç jemi ne ,nuk përbënë ikje ,sikurse nuk do përbënte ikje të asnjë amerikani, brenda Amerikës ( nëse pretendojmë se i përkasim Evropës së bashkuar) .Ne mund të ndodhemi me punë njësoj si në Berlin ,Paris ,Bruksel ashtu edhe Prishtinë Shkup apo Athinë …e keqja është se qytetarët po lëvizin pa kontrata pune , të painformuar ,të mashtruar nga kriminelët kontrabandist !
Kjo ikje ka filluar shume herët…
Nuk është befasuese kur të gjithë “heronjtë” flasin se si pasojat e pasluftës po bëhen element i shume krizave që po e rrethojnë kohën e tanishme. Shumëkush po shprehet detaisht pa asnjë hezitimi si ai i moqmi : Kjo është pasojë e njerëzve që ja kanë dhanë votën PDK-es , dhe LDK-se ,se këta pushtetarët hajna ,nuk ishin të panjohur për ne, gjoja patriot me alias shikun e sollën në këtë gjendje Kosovën .Pas lufte, në lirinë e shumëpritur dhe me shpalljen e Kosovës Shtet i Pavarur , qe 15 vjet, Kosovaret shohin vetëm terr,mos-perspektiv për asgjë dhe pak shpresë për të jetuar modestish e që është shumë tmerr, tmerr, tmerr .Këtë para syve na e lejon pushteti i tanishëm dhe i padijshëm, me politikan holokaust, të cilët si moto patën gjithherë zënien e vendeve kyçe dhe një emër ministrore apo qeveritar alias hajnat e dështaket e shumë vjetëve ,segment i sorollatur komunist që si pasojë, deklaratat i dhanë famoze se ; Faji është i popullit….???
Mos ua leni fajin QYTETAR TË KOSOVËS ,politikanë të korruptuar gjerë në vetulla, te cilët: Te pa brekë i gjeti dreka,e milioner i zuri darka.. Fajin e kemi edhe ne sepse ne ua mësuam karriget , e ata tash se kanë dertin,as për ty e as për mua. Për juve lexues më nuk do ta vazhdojë këtë shkrim sepse fare qartë do t’ia fusni një opinion , Refiqja ka shkruar një përsiatje patriotiko emocional…E kujt nga ju nuk I dhemb zemra çka sheh me sy dhe çka ta dëgjon veshi…E kujt nga ju nuk I dhemb shpirti për këtë rini që po ik pa e ditur se ku shkojnë…

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit
www.llapi.info