Futbollisti i Llapit, Hajdin Salihu do të vazhdoj karrierën te skuadra kroate, Hajduk Split.

Kapiteni i kombëtares U19 të Kosovës ka arritur tashmë marrëveshje me skuadrën kroate, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një emision në Supersport.

Ai ka thënë se Hajdini është dashur të jetë në Kroaci me 7 korrik për testet mjekësore, por dy klubet kanë arritur marrëveshje që kjo të shtyhet shkaku i ndeshjeve të rëndësishme të Llapit.

Ai do të jetë te skuadra nga Podujeva edhe në këto pesë ndeshjet e fundit derisa më pas do të bëhet pjesë e Hajdukut.

18 vjeçari te skuadra kroate do të zë vendin e Ardian Ismailit i cili pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të kaloj në ligën italiane.