Vetura e një taksisti është goditur nga një plumb “qorr” sot pas orës 00:00.

Brenda në veturë ai kishte qenë së bashku edhe me pasagjerët.

Për fatin e mirë plumbi nuk ka arritur të depërtojë brenda veturës.

Ai ka dërguar pamje në klankosova.tv.

Thuajse çdo festë të ndërrimit të moteve, përpos fishekzjarreve edhe armët janë pjesë e festave tek ne.

Jo rrallëherë festimi i pakontrolluar me mjete piroteknike dhe armë ka ditur të jap pasoja për gjymtyrët, madje duke rrezikuar edhe jetën e shumë njerëzve.

Në jo pak raste “festimi” i tillë ka ditur të marrë edhe jetë njerëzish.