Mediet e huaja raportojnë se dy krerët korean, ai i Veriut dhe Jugut, janë takuar në zonën kufitare derisa vazhdojnë përpjekjet për të ricaktuar një datë për samitin e Donald Trump dhe Kim Jong-unit.

Ky takim i befasishëm, është takimi i dytë që po zhvillohet mes dy liderëve. I fundit ka ndodhur muajin e kaluar.

Kujtojmë se të premten presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar samitin që parashihej të mbahej. Ndërkaq më vonë, Trumpi tha se samiti mund të mbahet përsëri, e gjasat janë se mund të jetë më 12 qershor.