Tajvan, rrëzohet në lumë një avion me 53 persona në bord

Një avion i kompanisë “TransAsia” është rrëzuar në një lumë në Taipei, ku nga raportet e para dyshohet për më shumë se 10 persona të plagosur.

Në bordin e avionit në momentin e rrëzimit gjendeshin 53 persona. Agjencia e lajmeve Qendrore të Tajvanit (CNA) publikoi një foto të avionit pothuajse të zhytur në lumin Keelung.

Në korrik të vitit të kaluar 48 persona humbën jetën kur një avion i “TransAsia” u rrëzua pas një stuhie në arkipelagun Penghu.

CNA, duke cituar një zyrtar vendas, ka raportuar se avioni është rrëzuar pasi ka goditur një urë të ngritur. ATR-72 sapo ishte ngritur nga aeroporti “Taipei Songshan” me destinacion një aeroport në periferi të Tajvanit.