Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri tha se qysh gjatë fushatës zgjedhore ka tentuar që aktivistëve të VV-së t’u sqarojë se çfarë është kjo masë.

“Unë qysh në fushatë ju thosha: Për çfarë reciprociteti po flisni? Ata kanë treg shumë më të madh, neve na kanë në kushtetutën e tyre, na thërrasin Kosova dhe Metohija. Për çfarë reciprociteti flisnin ata”, tha Tahiri.

“Ai ka dhënë premtime që nuk po i mban. E di që qeverisja është problem se kam qenë edhe vet. Nuk ki shkop magjik me i kry punët. Por çfarë ndodhi sot është me u ngushtu. Reciprociteti nuk ka qenë dhe nuk është. Taksa ka qenë i vetmi instrument politik që e ka palu Vuçiqin dhe e ka detyru me thënë atë që e ka thënë. Reciprociteti është me u ba horë”, shtoi ai në T7.