Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti ka hartuar një plan zhvillimor në Podujevë për katër vjetët e ardhshme, shkruan Llapi.info.

Ai në RTK ka shtuar se do të ketë investime në qytet dhe fshatra të kësaj Komune, ndërkohë që ka shtuar se në Merdare do të vendoset edhe një zonë e lirë ekonomike.

“Programi zhvillimor “Podujeva 2025” e ka një shtyllë, e cila lidhet me zhvillimin ekonomik dhe punësim. Në Merdare do të vendoset zona e lirë ekonomike më e madhja në rajon. Qyteti i Podujevës do të ketë një plan të saktë me hartë zonale. 20 vjet kemi parë një model qeverisës, tash një tjetër koncept të një kryetari tjetër. Arsyeja pse kam garuar, është për të ndalë një degradim në ekonomi dhe jam duke punuar që 8 muaj në planprogram. Për katër vjet, qytetarët do të shohin një model të qeverisjes që s’e kanë parë në Kosovë”, thotë Tahiri./Llapi.info

VIDEO