Analisti politik Ramush Tahiri, pohoi se taksa prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të largohet.

“Taksa është mjet politik jo i popullarizuar. Taksa duhet të pezullohet dhe t’i jepet shansë dialogut. Nuk mund të zyrtarizohet një masë e tillë si normale në marrëdhënie ndërkombëtare”.

“Duket se Haradinaj e ka lidhur fatin e vet politik me këtë taksë. Mirëpo nuk është shumë praktik, sepse një politikë çfarë po e zhvillon Kosova tash e disa muaj po ta zhvillonin të gjitha vendet atëherë nuk ka bashkëpunim ndërkombëtar. Kosova i ka vënë para aktit të kryer BE-në dhe Serbinë”.

Ai gjithahtu tha se në një situatë të tille ku ka kundërshti për heqjen e taksës brenda spektrit politik kosovar, duhet të shkohet në zgjedhje.

Tahiri në Sytë 7 komentoi edhe pozicionet e Gjermanisë dhe SHBA-ve karshi idesë së korrigjimit të kufirit.

“Gjermania e ka konceptin që nuk dëshiron shtete etnike dhe konsideron që Evropa nuk është e shteteve etnike”.

“SHBA-të konsiderojnë se njëherë e përgjithmonë zgjidhet problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse këto dy vende bëjnë përkufizimin etnik, ngase konsiderojnë se të gjitha luftërat kane ardhur si pasojë e pretendimeve territoriale dhe besojnë se nuk do të kishte probleme të tensioneve etnike”.