Ish Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit për anulimin e konkursit të noterëve.

Ai ka thënë se veprimi i sotëm sipas tij është i pabazë dhe arbitrar.

Tahiri ka theksuar se këtë çështje do ta dërgojë në gjykatë, duke iu bërë thirrje edhe kandidatëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore në këtë rast.

“Ministrja e Drejtësisë e ka pasur premtim elektoral anulimin e këtij provimi për çfarë nuk kam asnjë problem, por ky veprim sot për sot arbitrar, do prodhojë pasoja juridike e administrative sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në reagim.