Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për askionin “Subvencioni 2021”, i cili la të arrestuar shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve.

Ndërsa në reagimin e tij, ministri Sveçla ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së.

Ndër të tjera, ai ka thënë se subvencionet u takojnë bujqve.

Postimi i tij i plotë:

Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!

Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.

Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.

Subvencionet u takojnë bujqve.