Supë krem domatesh me perime

Supë krem domatesh me perime

Përbërësit:

600 gr domate

1 patate mesatare

1 spec i kuq

1 karrotë

1 degë e vogël selino

½ qepë

700-800 ml lëng i përgatitur me koncentrat perimesh

2 lugë gjalpë

1 spec I kuq djegës

1 lugë të vogël miell

4 feta bukë

Pak rukola (për zbukurim)

Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë skuqim gjalpin në zjarr të ngadaltë dhe shtojmë aty perimet të cilat i kemi larë dhe prerë në formë kubike më parë. I kaurdisimi me njëra tjetrën duke hedhur specin djegës, pak kripë, e spërkasim me miell dhe shtojmë lëngun e koncentratës së ngrohtë gradualisht. E përziejmë mirë përbërjen në zjarr të ngadalatë në mënyrë që të krijohet një masë homogjene. E lëmë në zjarr për rreth 20 minuta. Më pas e lëmë të ftohet në temperaturë ambjenti. Thekim fetat e bukës në furrë dhe i presim në kubikë të vegjël. E shërbejmë te ngrohtë duke hedhur në pjatë disa kubikë buke të thekur, dhe disa degëza rukole për zbukurim.