Një person është arrestuar ditën e djeshme në fshatin Bajçinë të Podujevës, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull, raporton Llapi.info

Sipas Policisë, të dyshuarit gjatë kontrollit i është konfiskuar edhe 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë 12.11.2018 – 08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 0.8 gr. substancë e dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia./Llapi.info