Është sulmuar fizikisht Hysni Rexhaj, i njohur si “njeriu që jeton mes ujqve”.

Ai tha se është sulmuar fizikisht nga disa të afërm.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive xhelozie.

“Po, jam sulmuar fizikisht nga disa të afërm për motive xhelozie. Aktualisht jam duke u trajtuar në spital. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00”, tha ai për klan Kosova.

Ndërkohë, Policia nuk ka dhënë ende detaje për rastin.