Janë duke vazhduar sulmet ndaj zyrtarëve policorë në Podujevë, njofton Llapi.info.

Një tjetër sulm ka ndodhur në rrugën e qendrës së qytetit, “Zahir Pajaziti”. Në bazë të raportit të PK-së, dërguar mediave, përveç sulmit zyrtarët e Policisë edhe janë kërcënuar.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 29.07.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë të panjohur që gjenden në arrati  i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë  në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin e Policisë.

Pa dhënë detaje tjera, PK ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info