Dy zyrtarë policorë në Prishtinë janë sulmuar nga tre persona në orët e hershme të së shtunës. Zyrtarët policorë gjatë tentimin për të arrestuar tre të dyshuarit, kanë marrë lëndime trupore, dhe është dashur të kërkojnë trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë liruar me procedurë të rregullt. Ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi kishte kanosur verbalisht një zyrtar policor.