Sulmohen dy policë dhe zyrtarët e KEDS-it në Bollopojë të Podujevës

Foto Ilustrim

Dje në ora 11:35 në fshatin Bollopjë të Podujevës dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe zyrtarë të KEDS-it, derisa ishin duke bërë shkyçje nga rrjeti elektrik si shkak i mospagesës, dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, përcjell Llapi.info.

Sipas policisë, si pasojë e këtij sulmi lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët policorë i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info