Komuna e Podujevës përmes një reagimi për media shpreh shqetësim lidhur me sulmet fizike ndaj rojeve të pyllit gjatë kryerjes së detyrës në mbrojtje të pronës dhe pasurisë publike, njofton Llapi.info 

Rasti i fundit ka ndodhur më 17 maj kur Nexhmi Selmani është sulmuar fizikisht në fshatin Dobratin.

Lidhur me rastin është informuar Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Pyjeve dhe organeve të tjera relevante.

Fatkeqësisht ky rast nuk është i vetmi, kur rojet e pyjeve sulmohen derisa janë në detyrë, në ruajtjen e pasurisë publike.

“Kërkojmë nga organet kompetente Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të ndërmarrin masat ligjore në mbrojtjen dhe krijimin e sigurisë fizike për rojet e pyjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegal”, thuhet tutje në reagimin e komunës së Podujevës./Llapi.info