Mbrojtja Civile e Sirisë, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, lëshoi një video ku tregon sulmet ajrore në fshatra e Idlibit në Sirinë Veriore.

Në veri-perëndim të Sirisë një sulm vrau pesë njerëz dhe plagosi disa të tjerë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, njofton Klan Kosova.

Observatori tha se në mesin e të vdekurve në fshatin Bara ishinin edhe tre fëmijë që ishin vëllezër mes vete, shkruan AP.

Idlib, fortesa e fundit kryesore e rebelëve në Siri mbizotërohet nga anëtarët e Hayat Tahrir al-Sham që janë të lidhur me al-Qaida.

Një armëpushim ndaloi ofensivën e qeverisë ndaj Idlibit në fund të gushtit, por ditët e fundit, aktivistët e opozitës kanë raportuar të shtëna dhe sulme ajrore në zonë.