Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të dielën 33 palestinezë në Gaza, përfshirë 13 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gaza, derisa militantët qëlluan me raketa në Izrael.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sulmet para agimit ishin në objekte banuese në qendër të qytetit të Gazës, deklaruan zyrtarët shëndetësorë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ai do të shqyrtojë këto raporte.

Numri i viktimave në Gaza u rrit në 181, duke përfshirë 52 fëmijë, që kur luftimet shpërthyen të hënën e kaluar.

Në anën tjetër, në Izrael, 10 persona përfshirë dy fëmijë janë vrarë në sulmet me raketa nga Hamasi dhe grupe të tjera militante.

Lidhur me këtë rast, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillojë takim të dielën për të diskutuar për situatën.