Suedia dhe Ukraina kanë mbyllur 90 minutat baras me rezultat 1-1.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 po del të jetë interesante me të dyja skuadrat që po sulmojnë.

Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.

Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.

Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.

Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë premtoi shumë pasi nisi furishëm me dy raste të mira për të dy skuadrat nga një.

Në minutën e 55-të, Sergiy Sydorchuk, kishte rast të mirë, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Menjëherë pas një minute, Emil Forsber gjuan bukur në një kundërsulm por topi sërish ndalet në shtyllë.

Sërish Forsberg kishte rast në minutën e 69-të, por gjuajtja e tij shkoi lart mbi portë.

Rast të mirë për të mbyllur ndeshjen kishte edhe Dajan Kulusevski, por u vonua të gjuaj dhe topi u blloku nga mbrojtja.

Skuadrat shkojnë në vazhdime për të gjetur fituesin.