Kuba ka bërë përgatitjet për t’i larguar njerëzit përgjatë rajonit jugor të ishullit, pasi që Stuhia Tropikale Elsa mund të lëshojë përmbytje të mëdha pas goditjes së disa ishuj të Karaibeve, ku la të vdekur tre persona.

Stuhia Elsa ndodhej 280 kilometra në juglindje të Gjirit të Montego, Xhamajka, dhe po shpejtonte në pjesën veriperëndimore, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv

Stuhia la të vdekur një person në Shën Lucia ndërsa një djalë 15 vjeç dhe një grua 75 vjeç mbetën të vdekur pasi që muret u shembën mbi ta.

Elsa ishte një stuhi që ka shkaktuar disa dëme në ishuj të Karaibeve Lindor.

Goditjet më të rënda ishin në Barbados ku mbi 1 mijë persona raportuan për shtëpitë e tyre të dëmtuara duke përfshirë edhe 62 shtëpitë e shembura, transmeton Klankosova.tv.