Një stuhi e fuqishme shiu, i përcjellë edhe me erëra ka përfshirë minuta më parë Podujevën, shkruan Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se ne këtë anë se nga rrebeshi i shiut ka vërshuar me ujë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius./Llapi.info