Strategji për ekzekutimin e sanksioneve penale, kusht i MSA-së

Strategji për ekzekutimin e sanksioneve penale, kusht i MSA-së

Hartimi i draft-strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale, reflekton në vlerësimet e përgjithshme për procesin e Integrimit Evropian.

Kështu tha sot zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, duke marrë pjesë në punëtorinë e dytë për hartimin e draft-strategjisë për fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale.

Gjatë fjalës sё tij ai theksoi se së bashku me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë kemi punuar gjatë kësaj faze, duke ju falënderuar kontributit dhe sugjerimeve tё tyre që i kanё dhënë gjatë takimeve tona si dhe punëtorisë së mbajtur për këtë qëllim në Dhjetor të vitit të kaluar. “Ne si Grup i Punës do të jemi të angazhuar për të finalizuar këtë proces i cili do të përfundojë me dërgimin e draftit të kësaj strategjie në Qeverinë e Kosovës për miratim së bashku me planin e veprimit” shtoi Çelaj.

Sipas tij, pas nënshkrimit të MSA-së si dhe miratimit të planit kombëtarë nga ana e Qeverisë, rëndësia e kësaj strategjie fiton më shumë peshë dhe reflekton në vlerësimet e përgjithshme për procesin e integrimit evropian si dhe fillimin e përmbushjes së obligimeve që dalin nga ky proces.

Me këtë rast, pas miratimit të strategjisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, zbatimi i masave të përcaktuara në Plan të Veprimit do të monitorohet nga afër jo vetëm nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga mekanizmat mbikëqyrës të përbashkët të cilët do të themelohen me Komisionin Evropian detyra e të cilave do të jetë mbikëqyrja e zbatimin të obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja kontraktuale, e cila do të hyj në fuqi nga qershori i këtij viti.

Nё fund tё fjalës sё tij zëvendësministri Çelaj falënderoij përfaqësuesit e projekteve të BE-së për kontributin e tyre të dhënë deri më tani lidhur me mbështetjen që janë duke ofruar për MD, por edhe për institucionet tjera vendore, sa i përket fuqizimit të mekanizmave që merren me këtë fushë dhe gjithashtu kërkoj angazhim të mëtutjeshëm në mbështetjen për finalizimin e këtij procesi.