Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka thënë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet për lejimin e vizitave të familjarëve për të ndalurit, duke filluar nga data 15 korrik.

Donlon këtë deklaratë e bërë në seancën e tretë për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

“Sa i takon kufizimeve sa i përket COVID-19, në konsultim me mjekun ne po fillojmë të heqim një pjesë të kufizimeve. Nga data 15 korrik ne mund të lejojmë vizita fizike të familjarëve në qendrën e paraburgimit”, ka deklaruar Donloni.

Deri tani familjarët kanë kontaktuar me të ndaluari vetëm nëpërmjet videolidhjes.