Speci djegës, një ilaç i shumëfishtë

Konsumimi i specit djegës mund të jetë një mënyrë natyra për të luftuar shumë sëmundje dhe për të pasur një organizëm shëndetshëm.

Ato janë shumë efikas kundër migrenës dhe dhimbjes së kokës, raporton portali Noa. Studimet kanë treguar se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim të dhimbjeve nga migrena dhe sinusiti. Ato përmbajnë kapsaicinë, element ky që pengon transmetimin e dhimbjeve në tru.

Konsumimi i specave djegës po ashtu nxit sekrecionet që ndihmojnë në pastrimin e mukozës së hundëve.

Specat djegës kanë edhe veti antibakteriale që ndihmojnë për të luftuar infeksionet kronike të sinusitit.

Kjo frutë djegëse ndihmon edhe në luftimin e kancerit. Kapsaicina jo vetëm shkakton djegie në gjuhë por edhe vret qelizat e kancerit të prostatës