Një 56-vjeçar ka humbur jetën dje rreth orës 17:00 në fshatin Herticë të Podujevës, pasi i njëjti është rrokullisur me traktor, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se vdekja e 56-vjeçarit është konstatuar nga ekipi emergjent i mjekëve.

“Rreth orës 17:00 është  raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Për pasojë, viktima një mashkull 56 vjeç, ka humbur jetën. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e  ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ndërkaq, varrimi i të ndjerit, Milaim Sfishta, siç kanë thënë për Llapi.info familjarë të të ndjerit, do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Herticë./Llapi.info