Sot, në Surkish të Podujevës do të bëhet varrimi i të riut që vdiq nga të shtënat me armë.

Sipas një njoftimi, varrimi i 30-vjeçarit bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Surkish.

Image may contain: 1 person, text

Kujtojmë, ngjarja kishte ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 22:00 në fshatin Surkish të Podujevës, mbi hekurudhë derisa vetura e viktimave ishte në lëvizje.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S, 23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e policisë, transmeton Llapi.info

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë./Llapi.info