Sot, më 19 qershor, janë bërë 18 vite që nga dita kur Komuna e Podujevës u çlirua nga okupatori serb.

Me rastin e shënimit të saj, Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të na përcjellin deri në mbrëmjen e kësaj dite.

Në ora 11:00 do të ketë turnir në Basketboll në Palestrën Sportive “Hakif Zejnullahu” dhe në ora 16: 00 Turnir në Futboll të vogël po në këtë palestër.

Kurse, mbrëmja e 19- të e qershorit do të përmbyllet me një koncert në sheshin e qytetit.
Mysafirë special për këtë ditë do të jenë Fisnikët dhe Irfan Blakqori./Llapi.info