Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por të keqen nuk ia do.

Se është kështu, Bratisllava zyrtare e dëshmoi këto ditë, kur vendosi t’ia ngjesë sadopak dorën Prishtinës, në kohën e pandemisë.

Kjo nismë e zyrës ndërlidhëse të Republikës Sllovake iu prezantua autoriteteve kosovare, të cilat e mirëpritën atë.

Por, Prishtina nuk është se e dëshiroi njëfarë angazhimi tjetër të shtetit të Evropës Qendrore në Kosovë. Emërimi i ish ministrit të jashtëm sllovak Mirosllav Lajçak, si emisar i BE-së për dialogun me Serbinë, po kontestohet.

Sidoqoftë, Bratisllava po garanton se kryediplomati i saj i mëhershëm nuk do të mbajë anë.