Në Komisioni për Punë të Jashtme është zhvilluar debat i ashpër ndërmjet deputetit të PDK-së Xhavit Haliti dhe kreut të Komisionit, Haki Abzai, raporton Ekonomia Online.

Haliti i është drejtuar Abazit pasi që ky i fundi ka ndërhyrë, derisa Haliti tha se mund ta zgjasë fjalë sa të dëshirojë.

Ai e ka quajtur dyfytyrësh Abazin, duke i thënë mos t’i ndërhyjë në fjalë se nuk është mësuesi i tij.

“Nuk vij me ta bë qefin ty unë oponencë e qeverisë dhe unë nuk po e kundërshtojë asgjë unë po do me ndihmuar në çështjet për të cilat kemi kaluar 20 vjet dhe ti i ke shikuar prej së largu”.

“… ti je marr me fondacionin tënd, s’po dua me përfunduar dhe mos u bënë dyfytyrësh, ti i ke udhëheq fondacionet që i ke vjedh”.

Derisa Abazi ka kërkuar që të ketë kujdes në fjalorin që e përdorë, raporton EO.

“I kom pas mbi 20 pozita ndërkombëtare, ty të ka paguar vendlindja thërret”.