Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni ka mirëpritur shpalljen e kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.

Hyseni ka shkruar se kandidimi i Ramës është lajm i mirë, dhe duke e votuar atë kaosi arkitetktonik merr fund në kryeqytet.

“Kandidimi nga LDK, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, padyshim një lajm shumë i mirë, më në fund. Qytetarët e Prishtinës duhet të kenë besim se duke votuar Perparimin për kryetar, kaosi arkitektonik dhe urbanisitk në kryeqytetin tonë do të marrë fund”, ka shkruar Hyseni.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.