Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është shprehur skeptik rreth rolit të Albin Kurtit në këtë proces.

Hyseni tha për “Gazeta Blic” se nuk ka aspak besim që Kryeministri Kurti mundet ta përmbyllë këtë proces historik për Kosovën.I pyetur rreth ftesës për përfshirje në dialog, Hyseni, mohoi kategorikisht përfshirjen në procesin dialogues.

“Unë e shoh si të rëndësisë së dorës së parë ndërtimin e një konsensusi nacional midis të gjitha forcave politike sa i përket dialogut. Ndërkaq qëndrimin tim personal e kam bërë të ditur që nuk jam më i gatshëm dhe nuk kam vullnet të përfshihem nga pozicioni i sotëm në asnjë lloj dialogu. Aq më pak që kam dilemat e mia të mëdha për të mos thënë se kam shumë pak besim, ose s’kam besim fare, që zoti Kurti e ka as guximin dhe as bindjen që ta përballet dhe ta përmbyllë këtë kontekst historik dhe politik me Serbinë” tha Hyseni për “Gazeta Blic”Tutje Hyseni tha se shpreson që dialogu të rifillojë aty ku ka mbet, me atë kornizë të parimeve themelore.


Ai tutje theksoi se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke por duke i ruajtuar premisat shtetërore, kushtetuese dhe territoriale të Kosovës.

“Nuk mund të komentoj ende sepse nuk kam pas asgjë në rrafshin e dialogut ende. Unë shpresoj që dialogu të vazhdojë aty ku ka mbet, me atë kornizë të parimeve themelore, se ka qenë kornizë shtetërore , dhe në drejtim të përmbyllje të një procesi gjithpërfshirës, duke përfshirë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura. Por duke i ruajtuar premisat shtetërore, kushtetuese dhe territoriale të Kosovës”Procesi i dialogut Kosovës-Serbi pritet të rifillojë shumë shpejt.Kështu është konfirmuar nga Brukseli zyrtar dhe nga takimet që Kryeministri Kurti ka patur me zyrtarë të lartë të BE-së.Ndërkohë për të folur rreth këtij procesi, pritet të që me 30 maj të vizitojnë Kosovën përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew A. Palmer.