Në shumë pjesë të Podujevës, asfalti ka mbërritur deri në përpara dyerve të oborreve, madje në disa prej tyre asfalti depërtoi edhe brenda tyre, shkruan Llapi.info.

E punimet për të asfaltuar rrugë të shumta në kohë fushate dhe në këtë kohë kur zgjedhjet kanë mbetur vetëm një javë larg, s’u ndalen as natën.

Banorët të shumtë kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info, gjersa shihej se punimet bëheshin në orët e vona të natës.

Por, puna në këtë kohë nuk ka dalë fort mirë. Gjendje të lëvruar e ka asfalti në fshatin Penuhë të kësaj komune, pasi që siç kanë thënë banorët të këtij fshati, asfalti është shtruar para pak kohe gjatë natës.

No description available.

Sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se asfalti duket si i lëvruar afër xhamisë në këtë fshat.

No description available.

Ndërkaq, për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Podujevë do të mbahen më 29 të këtij muaji, ndërkohë që në garë janë tre kandidatë./Llapi.info