Nuk ka shpresë së futbollisti i zhdukur i Cardiff City, Emiliano Sala mund të gjendet.

Argjentinasi ka qenë njëri prej dy personave në bordin e një aeroplani që humbi kontaktin në ishujt Channel gjatë mbrëmjes të së hënës.

John Fitzerald, shef i ekipeve ajrore të shpëtimit, ka thënë se “edhe personi më i përgatitur fizikisht në ujë mund të qëndrojë vetëm për disa orë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Para se të nisej drejt Anglisë, Sala kishte kontaktuar me anëtarët e familjes së tij duke ju thënë se “ka shumë frikë”.

“Jam në një aeroplan që duket se do të rrëzohet”, kanë qenë fjalët e futbollistit që po kërkohet.