Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me grurë nga arat e veta. Kështu i tha Radio Kosovës Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës

Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, siç thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe rendimentet, sipas tij, nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve të tjera të fermerëve.