Sindikata e QKUK-së ka njoftuar se të martën nga ora 10:00 do të mbajë protestë 30 minuteshe.

Sipas njoftimit për media, kjo protestë do të mbahet duke u mbështetur në nenin 16 të Ligjit për tubime Publike Nr.03/L-118. Protesta do të mbahet para Klinikes Emergjente të QKUK.

“Qëllimi i kësaj proteste është ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë. Protesta do të mbahet të martën me datë 26.11.2019,me fillim në orën 10:00 dhe do të përfundoj në orën 10 e 30h”, thuhet në njoftim.