Simeone pranon fajin

Simeone pranon fajin

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka thënë se është ai që ka përgjegjësi për dështimin e Jackson Martinez.

Ai ka thënë se nuk frikësohet aspak të thotë këtë. Martinez ishte në top formë para se të transferohej te Atletico, por që nën drejtimin e Simeones nuk arriti që të shfaq aftësitë që ka.

Kështu ai u largua nga aty drejt Kinës për një shumë rekorde prej 42 milionë euro. Guangzhou është skuadra e tij e re, transmeton Klan Kosova.