“SIKUR TË KISHIM OPOZITË NE PODUJEVË”

Shkruan: Shemsi Jashari

Sikur të kishim opozitë ne Podujevë do ta pyeste kryetarin e Podujevës z.Veliu.
Pse se ka edhe qytetari i Podujevës një E-kiosk, Vetëshërbim digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile që do të ishte në dispozicion 24 orë në ditë ?

Ky aparat do të mundësonte, shërbim pa kontakt me personin zyrtar, Shërbim në vetëm 30 sekonda, Pagesë e njëjtë sikurse në sportele, Dokument i sigurt, i certifikuar dhe i pranuar edhe nga ambasadat e BE-së, Qasja e sigurt dhe e mbikëqyrur nga 4 kamera të jashtme dhe 1 kamerë e brendshme, Shërbim 24 orë, shtatë ditë në javë dhe qytetarët mund të pajisen me dokumente edhe në orët e hershme të mëngjesit apo në oret e vona të natës.

Ajo me kryesorja ky aparat do të mundësonte Shërbim pa korrupsion,e posaçërisht për bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme do të ju kursente kohën e nervat për të mos pritur në sportele.

I inkurajuar të shkruaj për këtë temë nga një veprim i kryetarit te komunës të Podujevës z.Agim Veliu i cili në një paraqitje të tijë na “gëzoi” me faktin se, iu kishte blerë nga një tablet për punë disa zyrtarëve komunal si gjeodetë, inspektorë,Roje pylli e zyrtarë tjerë.
Mirë që, më ne fund ka reflekuar për të kuptuar sa shumë i nevojitet digjitalizimi edhe komunës së Podujevës, jemi ne vitin 2017 dhe s’ka fëmij, as rritur, që ne familjet e veta nuk luajn gjithë ditën e gjithë natën me kësi pajisje,Tablet, Ipad, Smartfon etj.
Prandaj ky nuk ishte lajm që kemi përparuar në fushen e teknologjisë. Më shumë ishte lajmë për të na treguar se sa mbrapa jemi me shërbime komunale e sidomos me shërbime digjitale për qytetarin. Ne kemi nevojë të shohim se çfar po bëhët që përfiton qytetari e jo çfar po bëhët që të përfitojnë vet punëtorët e punësuar në komunë.

Për të thënë se po bëjmë diçka për digjitalizimin do të duhej të bëhëj psh. E-kiosk, Vetëshërbim digjital për certifikatat, ekstraktet apo shërbimet e gjendjes civile që do të ishte në dispozicion 24 orë në ditë, Web Faqja e komunës së Podujevës të kishte edhe disa Ikona , p.sh- “E-Podujeva” që mundëson qasje në informata për të gjitha drejtorit, raportet e punës nga të gjitha drejtorit, proceset e konsultimeve publike për të gjitha qeshtjet të bëhëshin edhe Online, kutia e ankesave të bëhëj edhe përmes postes elektronike online, planet rregulluese të diskutoheshin me banoret e zonave të prekura, lansimi i shërbimeve konsultuese dhe ndihmese Online për qytetarët, e shumë qështje tjera.
Si model i mirë mund të merret për këtë fushë, komuna e Prishtinës e cila i ka të gjitha këto që i përmanda më lartë.

Shembujt e mirë duhet të merrën pavarsisht se nga kush vijnë.

Një fjalë e urtë popullore thotë me mirë vonë se kurr, prandaj shpresoj shumë që nevoja për mbijetesë politike do ti bëjë të gjithë nga politika, të lodhin kokën më shumë dhe të dalin me oferta me të mira për qytetarin se sa që kishim deri me tani.

Shemsi Jashari
Drejtor Ekzekutiv
“Demokracia Fillon Këtu”