Si të gatuajmë kek

Për gatimin e kekut produktet e nevojshme janë:

1 filxhan caji gjalp (200 gramë),
1 filxhan caji sheqer,
3 kokrra vezë,
3 lugë gjelle niseshte,
1 lugë kafe sodë buke,
3 lugë gjelle arra ose bajame të pjekura të shtypura,
1 lugë gjelle sheqer pluhur,
Aromës sipas dëshirës (vanilje, lëkurë limoni, portokalli).

Për përgatitjen e tij në fillim rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të mos jetë më kokërr dhe të bëhët një masë e qëndrueshme. Rrihni mënjanë gjalpin derisa të bëhet krem, shtoni niseshte, arrat ose bajamet, dhe teksa e përzjeni shtoni miellin e përzjerë më parë sodë, dhe më pas vezët e rrahura.

Hidhni në një enë të lyer me yndyre, brumin dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 190-200 gradë Celsius. Pasi të jetë pjekur nxirret nga forma dhe pudroset me sheqer pluhur ose arra e bajame sipas dëshirës.