Si ta bëni fëmijën më të mençur?

Si ta bëni fëmijën më të mençur?

Studimet shkencore thonë se gjeneratë pas gjenerate njerëzit bëhen më të mençur. Kjo për shkak se vit pas viti, bëhen përmirësime në zhvillimin e fëmijëve. Mirëpo si mund t’i bëni fëmijët tuaj më të mençur?

Portali Life Hack, që grumbullon studime të ndryshme nga e gjithë bota, ka radhitur disa nga mënyrat se si ju të ndikoni në nivelin e zgjuarsisë së të vegjëlve tuaj.

Përfshijini ata në një sport

Të gjithë e dimë se një stil i jetës aktiv është i mriz për shëndetin, mirëpo a e keni ditur se njerëzit pasi  që të bëjnë ushtrime mësojnë fjalë të reja për 20%. Kjo është perfekte për fëmijët, pasi që ata kanë nevojë të mësojnë e të shqiptojnë fjalë të reja dhe ushtrimet ju ndihmojnë në këtë aspekt.

Involvojini ata në hobin tuaj

Cilido qoftë hobi juaj, kuzhina apo muzika. Të mësuarit aktiv është i domosdoshëm për zhvillimin e fëmijëve. Kjo sidomos për shkak se ata që në moshë të re do të mësohen se si t’i kapin gjërat dhe t’i përvetësojnë.

Mësojini si të mos heqin dorë

Duhet t’ua mësoni fëmijëve praktikën e të mos hequrit dorë nga diçka, edhe nëse të njëjtën gjë u duhet ta bëjnë për të 100-tën herë. Duhet t’u tregoni se kurrë nuk duhet të heqin dorë nëse nuk kuptojnë diçka.