Bërja e shqiponjës nga ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, dhe nga ish-gjenerali i luftës, Ante Gotovina, ka qenë sot temë në një konferencë shtypi të kryetarit të Serbisë Alekskandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Vuçiq, siç njofton agjencia e lajmeve beta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për këtë gjest solidarizimi të personaliteteve kroate me lojtarët e kombëtares zvicerane me origjinë nga Kosova e të cilin gazetarët serbë e quajnë provokim, ka thënë:

“Është bukur të shihet se si ata shumë shpejt bashkohen në urrejtje. Ndaj kësaj ne nuk duhet ë reagojmë. Mendoj se veprimet e tyre flasin më shumë për ta se sa për ne. Urrejtja e vret më shumë atë që urren. Unë, madje edhe kam qeshur, Por jo pse ata më dukeshin qesharakë… Është më mirë që mos ta vazhdojmë më këtë fjali. Me rëndësi është që ne të kujdesimi për vendin tonë”.