Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në shtëpinë ku është kryer vjedhja, siç ka mësuar Llapi.info, nuk kishin qenë prezent asnjë nga familja.  Hajnat, me këtë rast kanë vjedhur stoli ari, shuma e të cilave ende nuk dihet. Kështu ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Fsh. Dobërdol, Podujevë 13.01.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  të dyshuar deri më tani të panjohur të maskuar, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe nga  aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Policia në të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur dy të dyshuarit duke u larguar-ikur  në drejtim të panjohur dhe se gjatë ikjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Llapi.info pati raportuar se hajnat kanë shtënë në drejtim të policëve larg shtëpisë ku kishin kryer vjedhjen.

Duhet shtuar se vjedhjet e rënda kanë qenë të theksuar edhe gjatë vitit 2021 në rajonin e Llapit./Llapi.info

Vjedhje në Dobërdol të Podujevës, hajnat gjuajnë me armë policët