Pas daljes publike dhe rrëfimit të asaj që kishte përjetuar në luftën e Kosovës, e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, kishte pasur një proces gjyqësor i cili proces në fund nga Gjykata Supreme e Kosovës kishte liruar dy serbë nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare.

Në analizën e Fondit të për të Drejtën Humanitare në Kosovë të vitit 2015 thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar dy serbët Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare.

Në këtë analizë shpjegohet se në seancën e mbajtur nga paneli ankimor i Gjykatës Supreme të Kosovës, të akuzuarit, me vendim të veçantë të gjykatës, janë liruar nga paraburgimi.

“Në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin2 , me të cilin të akuzuarit Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, prapë lirohen nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile3 , në rastin i cili ka pasur të bëjë me dhunimin e shqiptares gjashtëmbëdhjetëvjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë….” thuhet në këtë analizë.

Ndërkaq, edhe drejtori i Fondit, Bekim Blakaj ka konfirmuar për Telegrafin se raporti i publikuar i referohet pikërisht rastit të mbijetuarës së dhunës seksuale në periudhën e luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi.

KËTU gjeni linkun ku është publikuar analiza dhe raporti i plotë e këtij rasti nga Humanitarian Law Center Kosovo (HLC)