Tash e sa vite Komuna e Istogut vazhdon të mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nën udhëheqjen e Haki Rugovës.

Ani pse në zgjedhjet e fundit lokale ishin diskutabile, Rugova arriti që të rizgjedhjet në epërsi me 14 votash ndaj kundër kandidatit Gani Dreshaj.

Istogu vazdon të udhëhiqet nga Rugova, ani pse ky i fundit është i njohur për keqpërdorime e konflikte interesi. Ditëve të fundit ai edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me nënkryetarin e komunës Lulzim Blakaj.

Të njëjtit, dyshohen për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

Në lidhje me rastin ishte deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Prokuroria që dha urdhër për arrestimin e Haki Rugovës nuk ka dhënë deri tash shumë detaje, pos që rasti lidhet rreth vendimeve që u morën në organet komunale në Istog për t’ia dhënë në shfrytëzim një pronë publike kompanisë në pronësi të vëllait të Kryetarit Haki Rugova.

Prona publike kësaj firme private në pronësi të familjes Rugova iu dha në shfrytëzim nga Kuvendi Komunal, por në kohën kur kryetar ishte dhe është Haki Rugova. Sipas procesverbaleve të asaj kohe të Kuvendit Komunal, ky rast nuk kishte kaluar krejt pa kundërshtime.

Përtej presionit të politikës ndaj drejtësisë po për Haki Rugovën, InDoks i është kthyer edhe një herë të bëmave të tij.

Opozita por edhe vetë qytetarët e Istogut e kanë fajësuar për përvetësimin e Komunës së Istogut sikur të ishte pronë e tij personale.

Shkodran Hoti, autor i emisionin e tij satirik, ‘Zëri i AmeLikë’, më herët ishte pjesë aktive e politikës, një herë në Vetëvendosje e pastaj në PSD-në e ndarë nga partia e Albin Kurtit. Ai për InDoks ka rrëfyer edhe për kohën kur si nxënës i shkollës së mesme kishte marrë guximin ta kritikonte haptazi Haki Rugovën, por edhe për të bëmat e tij tash në krye të kësaj komune prej nga vjen edhe Hoti.

Hoti ka thënë se Rugova e konsideron veten monark të kësaj komune.

“ Po mundemi më thënë që ka një mentalitet të funksionimi të LDK-së në Istog që e shohin këtë qytet si monarki të tyre, ku kanë edhe një monark në krye i cili është Haki Rugova në pushtet që kur ka vdek  Fadil Ferati, Rugova vazhdon të pretendon që prap të jetë në pushtet”, ka thënë Hoti/InsajderiInDoks