Shyhet afati për legalizim të objekteve

Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të cilët po presin me orë të tëra për të aplikuar për legalizim të objekteve, Komuna e Podujevës shtyn afatin për legalizim.
Në një njoftim të bërë nga drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, thuhet se Komuna e Podujevës do të vazhdoj të pranoj kërkesa për tu listuar në regjistër deri me 11 qershor 2015.