Shuhet zëri i personazheve të filmave vizatimorë

Shuhet zëri i personazheve të filmave vizatimorë

Artisti që me zërin e tij i bëri të famshëm personazhet e filmave vizatimorë si Bugs Bunny, Daffy Duck, Tweety dhe Sylvester the Cat, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Vdekjen e Joe Alaskey e ka konfirmuar familja e tij, e cila ka bërë të ditur se dublanti ka vdekur nga sëmundja e kancerit.

Fituesi i çmimit “Emmy”, i lindur në New York, gjithashtu huazoi zërin e tij për personazhet e filmit legjendar “Looney Tunes”, përfshirë edhe Elmer Fuddin.

Ai u bë i famshëm në Hollywood kur në vitet ’80 u punësua nga studioja filmike “Warner Bros”.